Kim Kardashian ka ndarë një kapitull personal të shëndetit të saj, duke treguar se së fundmi udhëtoi në Meksikë për një terapi të avancuar me qeliza staminale, e cila sipas saj i ka transformuar jetën.
Në një postim në Instagram, ylli i reality show-t dhe sipërmarrësja zbuloi se trajtimi, i kryer nga Dr. Adeel Khan dhe ekipi i tij në klinikën “Eterna Health”, përdor qelizat Dezawa Muse – një procedurë ende e pak -disponueshme në SHBA.
Kardashian kishte dëgjuar për herë të parë për këtë terapi dy vite më parë, pasi një dëmtim në shpatull gjatë ngritjes së peshave i shkaktoi dhimbje të forta.
Provova gjithçka për të gjetur lehtësim, por asgjë nuk funksionoi derisa mësova për këtë terapi. Pas trajtimit, rezultatet ishin të menjëhershme – rifitova gamën e plotë të lëvizjes dhe dhimbja u zhduk
-shkroi Kardashian.
Pasi u shërua nga dëmtimi në shpatull, ajo u rikthye së fundmi në Meksikë për të trajtuar dhimbjet kronike të shpinës, duke përshkruar sërish efektet si “një ndryshim rrënjësor”.
Megjithëse shprehu entuziazëm për rezultatet, Kardashian theksoi se kjo ishte përvoja e saj personale dhe i nxiti ndjekësit të konsultohen me mjekë përpara se të marrin parasysh trajtime të ngjashme.
Ajo pranoi gjithashtu se ishte e privilegjuar që mund të udhëtonte jashtë vendit për një terapi që aktualisht nuk është e miratuar në SHBA.