Live From Tirana

“Kisha takime shumë të shpeshta”/Ervin Salianji: Nuk kisha asnjë problem në burg, por…

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës…

Keni pasur probleme gjatë atyre muajve në burg?

Jo, në asnjë aspekt. Nuk është se kam pasur probleme, përveç elementit të mungesës të asaj që të jep kufizimi, për të pasir liri, për të pasur aktivitet, për të pasur kontakte, për të qëndruar me njërzit që do, për të bërë bisedat që do, për të udhëtuar, për të lëvizur, për të gjitha këto. Por asnjë problematikë nuk kam pasur, sidomos me të tjerët, apo me ambientin. Kam pasur një lloj respekti të konsiderueshëm, qoftë nga punonjësit që paguhen pak e rrinë me orare të gjata dhe bëjnë dhe ata një lloj burgu por me orare, si dhe nga personat që kanë qenë vuajtës të dënimit. Nuk kam pasur asnjë lloj problemi, përveç problemit kur do vinte koha për të dalë. 

Keni pasur vizita nga anëtarë të Partisë Demokratike për t’ju mbajtur gjallë moralin?

Për shkak të ligjit, që unë isha i dënuar dhe jo i paraburgosur, deputetët lejohen të bëjnë bizita me lajmërim paraprak tek drejtoria përkatëse. Unë kam pasur takime shumë të shpeshta, deputetët nuk ndalohen. Kanë ardhur thuajse në mënyrë permanente dhe për këtë duhet t’i falënderoj që të gjithë. Nuk ka pasur një ditë që të mos ketë qenë të paktën një, qoftë nga deputetët ose qoftë nga bota mediatike.