Që prej fillimit të pandemisë së Covid-19, mediat e huaja por edhe qytetarë në rrjete sociale kanë postuar foto të ndryshme që shfaqin qartë situatën globale në këtë kohë Koronavirusi.
Kemi parë mjekë e infermierë në frontin e parë të luftës, njerëz me maska dhe doreza që ecin në rrugët e zbrazura të qytetit apo policë që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë distancimin social.
Megjithatë, njera prej mijëra fotove momentalisht mban vendin e parë dhe pjesë e saj është edhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Ai shihet duke shëtitur në një park me një pije në dorë ndërkohë që përballë tij është një qytetar që i ka drejtuar gishtin sikur kërkon ta qortojë ndërkohë që kreu i shtetit e shikon me habi.