Fashion Health & Beauty

Kjo nënë kreative realizon gërshetat më admiruese që keni parë ndonjëherë!

Modelet e gërshetave u përdorën për herë të parë shumë kohë më parë si pjesë e zakoneve fisnore në Afrikë. Ato mund të identifikojnë komunitetin, moshën, statusin martesor, pasurinë, fuqinë dhe pozicionin shoqëror të një personi.

Në ditët e sotme, gërshetat janë bërë një element kompleks që shton një forcë të veçantë për çdo model flokësh. Mariya Bobroy, një nënë e 2 vajzave, është fiksuar disi me këtë art, dhe tani ajo i kthen flokët e vajzave të saj të vogla në kryevepra të vërteta dhe aspak të zakonta.

Njihuni edhe ju me disa nga modelet e krijuara nga Mariya:

Gjithçka filloi nga lodhja me gërshetat e zakonshëm

Mariya ka 2 vajza, Briana, 8-vjeçe dhe Ariana, 6-vjeçe. Të jesh prind i vajzave të vogla në rritje e ka bërë këtë mami të përballet me një dilemë të zakonshme prindërore: dëshira për të bërë diçka të lezetshme në flokët e fëmijëve të saj dhe për t’u larguar nga modeli i thjeshtë.

Rutina e gërshetimit doli të jetë më pak komplekse nga sa kishte menduar

Në fillim, Mariya kaloi rreth 1 orë duke bërë disa gërsheta të ndërlikuara. Tani, ajo rrëfen se është bërë më e lehtë me kohën dhe praktikën. Ato thurin gërsheta çdo mëngjes para shkollës ndërsa vajzat hanë mëngjes. Duhen diku nga 10-20 minuta për stil.

Disa stile do të qëndrojnë të vendosura për disa ditë, por mamaja kënaqet të krijojë diçka të re, çdo ditë.

Stilimet i ndihmojnë shumë vajzat në jetën e tyre të përditshme

Marrja e gjithë kësaj vëmendje patjetër u dha fëmijëve një nxitje të vetëbesimit. Ato duan t’i tregojnë njerëzve për llojet e ndryshme të gërshetave. Arianës i pëlqen që veshjet e saj t’i përshtasë me modelet e saj të flokëve. Ajo është në moshën tani ku vjen me ide për stile të ndryshme dhe nëna e saj gjithmonë përpiqet t’i krijojë ato për të.