Gossip

Kleofina rrëfen fillimin e historisë së dashurisë me Benjamin Pavard! “Pesë vite rezistova, por kuptova se…”

Modelja dhe aktorja shqiptare Kleofina, e njohur për jetën e saj diskrete, ka ndarë për herë të parë historinë e plotë të njohjes dhe dashurisë me futbollistin e njohur francez Benjamin Pavard.

Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregoi se si njohja me futbollistin ndodhi në mënyrë krejt të papritur në vitin 2018, dhe pse fillimisht nuk e kishte marrë seriozisht.

Jemi njohur në vitin 2018, në ditëlindjen e shoqes sime. Asokohe, unë e kisha kokën si të babait: partneri duhet të ishte vetëm shqiptar ose asnjë. Nuk e kam parë fare në atë mënyrë, madje nuk më ka pëlqyer aspak

– ka rrëfyer ajo.

Por duket se Pavard e kishte parë ndryshe që në momentin e parë.

Ai i kishte thënë shokut të vet që, në fund të fundit, unë do të jem gruaja e tij. Dhe e mbajti fjalën

– tregoi Kleofina me buzëqeshje.

Modelja tha se për pesë vite Pavard nuk e ndaloi kurrë përpjekjen për ta fituar.

Kaluan vite me lule, telefonata, pyetje përmes shoqërisë, madje vinte në çdo festë ku e dinte se do isha edhe unë. Derisa një ditë, në fejesën e shoqes time, e kuptova se unë isha problemi — sepse çdo gjë që kërkoja tek një mashkull, ai e kishte

– u shpreh ajo.

Kleofina pranoi se për një kohë të gjatë kishte refuzuar ta pranonte ndjenjën, vetëm sepse Pavard nuk ishte shqiptar.

Pesë vite mund t’i thosha ‘jo’ vetëm për këtë arsye. Por kur kupton që po humb dikë që vërtet të do, si të hiqet një perde nga sytë. Atëherë thashë: ‘Si ka mundësi të mos e kem dashur më parë?’

– tregoi modelja nga Gjakova.

Çifti, që tashmë jeton mes Italisë dhe Francës, kurorëzoi dashurinë e tyre këtë vit me një dasmë madhështore ku nuk munguan as traditat shqiptare.

Futbollisti Benjamin Pavard, që aktualisht luan për skuadrën e Marseille, ka vizituar tashmë dy herë Kosovën, një shenjë tjetër e lidhjes së tij të fortë me rrënjët shqiptare të Kleofinës.