Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard kanë ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tyre, duke zbuluar se janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e konfirmoi vetë ylli i futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi fotografitë e para familjare dhe bëri të ditur se çifti është bekuar me një vajzë.
Vogëlushja ka marrë emrin Lena Rose Pavard. Edhe pse fotografitë u publikuan vetëm tani, detajet e rripit të maternitetit tregojnë se ajo ka ardhur në jetë më 17 qershor 2026, duke zbuluar se çifti e kishte mbajtur lindjen larg vëmendjes së publikut për disa javë.
Bota ime e tërë. Bekimi ynë më i madh
-shkroi Benjamin Pavard krahas fotografive prekëse me partneren dhe vajzën e porsalindur.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Kleofina Pnishi konfirmoi publikisht shtatzëninë, duke publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Megjithëse modelja e bëri publik lajmin së fundmi, pritja e ëmbël ishte përfolur prej kohësh nga mediat rozë.
Me ardhjen në jetë të Lena Rose, Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, duke ndarë me fansat gëzimin e madh që i ka bërë familje për herë të parë.