Gossip

Modelja shqiptare tregon për herë të parë si e njohu Benjamin Pavard dhe si reagoi babai i saj: “Nuk pranonte ta takonte”

Modelja dhe aktorja shqiptare Kleofina, e cila prej disa vitesh është në një lidhje me futbollistin e njohur francez Benjamin Pavard, ka ndarë një rrëfim të rrallë personal.

Për herë të parë, ajo ka folur hapur për fillimet e historisë së tyre të dashurisë dhe për sfidën që kishte për t’i treguar familjes për këtë lidhje.

Ka qenë e pamundur për mua ta imagjinoja veten para babit, duke i treguar që isha në një lidhje me një francez

– ka rrëfyer Kleofina.

Në fund, vëllai im e ndërmori hapin dhe ia tha vetë.

Modelja kujtoi me humor momentin kur vëllai e kishte lajmëruar babain për lidhjen, ndërsa ata ishin me pushime në Greqi:

Vëllai i tregoi se Benjamin ishte futbollist, por babi u soll sikur nuk e mori vesh. E vazhdoi pushimin si normalisht. Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin, derisa vëllai shkoi sërish dhe ia tha edhe një herë.

Kleofina zbuloi gjithashtu se Pavard kishte bërë një gjest të veçantë për të fituar respektin e babait të saj.

Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës dhe priti tre ditë për ta takuar babin. Por babi nuk donte të dilte ta takonte. Vetëm pasi e luta shumë, pranoi

– ka treguar ajo.

Sipas modeles, ky ishte momenti që shënoi fillimin e marrëdhënies së mirë mes babait të saj dhe futbollistit.

Që nga ai takim, gjërat ndryshuan. E kuptova që Benjamin kishte bërë gjithçka për të treguar se e respektonte familjen time

– ka përfunduar Kleofina.