Celebrities Live From Tirana

Klodiana Toptani: “Në Kalanë e Tiranës nuk vihet vetëm për të pirë kafe”

Në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” për të folur rreth gjuhës amtare ishte e ftuar sot administratorja e Kalasë së Tiranës, nusja e fisit të Toptanëve, Klodiana Toptani. Por çfarë mendimi ka Klodiana në lidhje me gjuhën amtare dhe sa e rëndësishme është për atë të promovohet nëpër evente ajo tha se:

Që në fillim në Kalanë e Tiranës ka qenë e mirëmenduar promovimi i vlerave të vendit tonë duke nisur që nga eventet për gjuhën shqipe e duke vijuar me ushqimin tradicional. Jemi munduar të ngrejmë institucionin e vlerave pasi në ditët e sotme anti-vlera po sundon. Ideja e të ardhurit në Kalanë e Tiranës nuk duhet të jetë vetëm për të pirë një kafe. Unë kam mbaruar për gjuhë-letërsi dhe gjuhën e shoh si diçka shumë të rëndësishme pasi që kur fëmija lind gjëja e para që i mësojmë është gjuha.

Ne flasim pak anglisht e pak shqip dhe kjo duhet shmangur tërësisht. Dikush më tha madje kur u hap Kalaja që: “Pse se ke shkruajtur Kalaja e Tironës dhe unë i thash: “Neve na vijnë edhe të huaj të cilët Tirona nuk ju del asgjëkundi” (qesh). Duhet të merren masa nga instancat përkatëse që nga librat shkollore sepse metoda e të mësuarit të gjuhës shqipe është shumë e rëndësishme. Nuk mund të marrësh një pedagog të historisë të bëjë lendën e gjuhës.