Celebrities

“Të gjitha gratë bëhen bashkë…”/Global Woman Club Diaspora organizon Samitin në Tiranë me vlerë të madhe për bashkimin, frymëzimin dhe fuqizimin e gruas…

Të ftuara sot në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Klodiana Toptani, Nora Malaj dhe Neraida Bicaku për të folur në lidhje me “Global Woman Club Diaspora”. Një organizatë me fokus gruan shqipfolëse, pasuese e Global Woman Club, një organizatë ndërkombëtare me seli në Londër, e themeluar nga Mirela Sula para 10 viteve, dhe tashmë e shtrirë në 30 vende të tjera të botës, me qëllim fuqizimin e grave dhe krijimin e një komuniteti global, ku secila prej tyre mund të krijojë network-un që i nevojitet, të mbështesë e të mbështetet nga gratë e club-it dhe të rritet si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

“Global Woman Club Diaspora” po organizon këtë vit Summit-in e parë të këtij niveli në Tiranë. Summit-i do të jetë një maratonë 2 ditore, në datat 25-26 Prill 2025.

Samiti vjen nga bindja se kur ne fuqizojmë gruan kemi fuqizuar të gjithë shoqërinë më pas i referohemi edhe 10 viteve të Global Woman sistematike të sukesshme duke përmendur që 30 clube në të gjithë botën. Mbi 30 mijë të anëtarësuar që janë pjesë e kësaj platforme. Të gjitha gra që janë frymëzuar dhe që janë bërë pjesë e këtij rrjeti të suksesshëm. Në Shqipëri ka qenë Global Woman Club Albania tani jemi Diaspora me qëllimin që të bëjmë bashkë të gjitha gratë shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse për t’i dhënë zë në gjuhën shqipe asaj që ato duan të trasmetojnë si sfidat, arritjet, sukseset e tyre për të ruajtur kulturën dhe traditat e vendit tonë dhe për t’i transmetuar ato në çdo vend të botës. 

Samiti në Tiranë është i pari në llojin e tij duke marrë parasysh që do të bëjë bashkë trevat shqipfolëse pra Diasporën, Shqipërinë dhe Kosovën. Emra të njohur të grave por edhe të burrave gjithashtu të cilët kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e këtin samiti si fyrmëzues dhe fuqizues të gruas. 

Nora Malaj shtoi më tej se:

Më në fund do të tregojmë që gratë bëhen bashkë. Ajo çfarë unë doja të veçoja është që bëhet për herë të parë për 10-vjetorin e “Global Woman” që u ideua dhe u krijua nga një shqiptare shumë e nderuar Mirela Sula, e cila mori iniciativën që të shkonte në botën perëndimore dhe kuptoi që forca e grave shkon përtej forcës së identitetit të saj dhe personalitetit kur arrin të realizojë dhe të mbledhë burra dhe gra nga e gjithë bota. 

U quajt “Global Woman Diaspora” për të treguar që gratë janë vizionare në biznes, në nevojën që kemi për meditim, në nevojën që kemi për socializim dhe në nevojën që kemi të gjitha së bashku për të shtrirë rrjetet e komunikimit, për të dhënë dhe për të marrë përtej produktit por edhe idenë. 

Si do të zhvillohet ky Samit, cilat do të jenë temat dhe panelet?

Ne e kemi reflektuar edhe në rrjetet sociale, për të marrë informacione më të detajuara mund të futen tek “Global Woman Club Diaspora”. Panelet që janë ndërtuar dhe temat që janë përzgjedhur janë bazuar gjithmonë për ato nevoja që kanë shumë për t’u transmetuar në shoqëri duke prekur të gjitha temat që janë sensitive dhe vërtet transmetojnë diçka. Panelistët janë zgjedhur duke u bazuar tek karriera e tyre, kontributit të tyre dhe vlerave që ato transmetojnë në shoqëri.