E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka diskutuar më shumë mbi skandalin e reperit Diddy, njerëzit e famshëm të përfshirë, si dhe teoritë e konspiracionit në rrjet…
Jennifer Lopez ka qenë në një lidhje me Diddy dhe thuhet se është e vetmja që i ka qëndruar besnike Diddy-t për sa i përket përhapjes së thashethemeve. Ka mbajtur gojën mbyllur. Është e vetmja që nuk ka folur asnjëherë kundër Diddy-t dhe ai ia ka shpërblyer duke e ngritur në një nivel fame që Jennifer Lopez as nuk do e kishte ëndërruar, se ka qenë gjithmonë një balerinë tek videoklipet e Jannet Jackson, balerinë e dorës së dytë. Dhe në momentin që është lidhur me Diddy-n, fama e saj ka marrë një ngjitje të paimagjinueshme, deri në ditët që jemi sot. Sepse ajo gjithmonë ka mbajtur një kontratë të fshehtë, një marrëveshje të fshehtë për të mos folur.