Sot në seancë plenare, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj prezantoi Raportin e Institucionit që drejton për 2017-ën. Leskaj u shpreh se është shtuar numri i auditeve të performancës. Duke folur në gjuhën e shifrave, ai bëri të ditur se vitin e kaluar u konstatuan shkelje me dëme në vlerë prej 825.6 milionë euro.