Aktualitet

Kokaina kolumbiane, prokurorë nga Gjermania në Tiranë

Një delegacion i prokurorisë gjermane ndodhet në Tiranë në kuadër të hetimeve për 613 kg kokainë të kapura në kamionin me banane në Durrës. Bëhet fjalë për përfaqësues të lartë të akuzës gjermane që dje zhvilluan takime edhe me prokurorë për Krime të Rënda. Arbër Çekaj po hetohet në të dy shtetet për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.