Një operacion i madh anti-drogë në Itali është finalizuar me arrestimin e 3 shtetasve shqiptare. Plot 172 kilogramë kokainë janë sekuestruar.
Çfarë bie në sy nga pakot e kokainës është paketimi i tyre, disa prej të cilave mbanin logon e “KF Tirana”.
LEXO EDHE: Të gjithë anëtarë aktivë të “Cosa Nostra” në Palermo! Arrestohen 183 mafiozë në Siçili
Shtetasit që kanë rënë në pranga janë pa precedentë të mëparshëm penalë. Bëhet fjalë për vëlla dhe motër të lindur në vitin 1997 dhe 2004, si dhe një tjetër individ i lindur vitin 1982.
Gjithçka u zbulua nga policia në Bolonja dhe Modena, të cilët më 6 shkurt ndaluan kamionin që mbante gjithë ngarkesën.