Numërimi mbrapsht ka filluar. 5 ditë nga fundi i merkatos në Serie A dhe “bigët” e futbollit italian kanë nisur të finalizojnë tratativat e fundit, me qëllim kompletimin e skuadrës në kuadrin e sezonit të ri, që nisi vetëm pak ditë më pare. Një ndër to është edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që ende nuk e ka kompletuar repartin ofensiv, aty ku bardhezinjtë tentojnë afrimin e dyfishtë në këto ditë të fundit të merkatos: Kolo Muani dhe Edon Zhegrova.
Juventus nuk heq dorë nga ideja për të rikthyer Kolo Muani në Torino. Sulmuesi francez ka shprehur dëshirën e tij për të veshur sërish bardhezinjtë. Komolli e konsideron rikthimin e tij prioritet dhe po negocion me Paris Sent-Zhermein. Fondet për këtë blerje priten nga shitjet e mundshme të lojtarëve aktualë, duke krijuar mundësi financiare për një transferim të rëndësishëm.
Në orët e fundit, Notingham Forest ka treguar interes për Nicolo Savona. Klubi anglez ka bërë një ofertë fillestare prej 11 milionë eurosh, por Juventus kërkon të paktën shtatë milionë më shumë. Palët po përpiqen të gjejnë kompromis, megjithatë Torino mbetet e palëkundur në shifrën e kërkuar, pa plane për ulje çmimi.
LARGIMET E MUNDSHME
Dushan Vlahoviç dhe Nikp Gonzalez janë në listën e largimeve, dy lojtarë me paga të larta që mund të lehtësojnë bilancin e klubit. Juventus nuk dëshiron të humbasë Vlahoviç pa përfitim dhe pret oferta serioze nga Premier League, veçanërisht nga Njukasëll. Edhe Niko Gonzalez po shqyrtohet për shitje; Atletiko Madrid po mendon një transferim të mundshëm. Largimi i tij mund të hapë rrugë për një lojtar të ri në krah.
ZHEGROVA, OBJEKTIVI KRYESOR
Emri më i diskutuar për ardhje është ai i Edon Zhegrova. Shuma që Juventus kërkon për Savona është afërsisht e njëjtë me atë që do të shpenzohej për Zhegrovën. Konkurrenca nga Olimpik Marsejë mbetet e forte, por Juventus ka avantazhin e akordit që ka gjetur me sulmuesin dardan. Edhe lajmi i fundit se Zhegrova tashmë është pajisur me pasaport? shqiptare, i jep mundësinë atij të luaj lirisht në Itali e të mos konsiderohet si një lojtar ekstra komunitar.
Klubi synon të përforcojë sulmin dhe të sjellë lojtarë cilësorë. Bardhezinjtë duan të përforcojnë ekipin pa shkelur buxhetin, duke synuar titujt në Serie A dhe një përfaqësim dinjitoz në Europë. Menaxhimi i ardhjeve dhe largimeve është strategjik, duke synuar balancimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në përfundim, planet e Juventus duken të qarta: Kolo Muani dhe Edon Zhegrova janë objektivat kryesorë, ndërsa Savona, Vlahovic dhe Gonzalez mund të largohen për të lehtësuar buxhetin. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Juventus do të ketë një skuadër më të forte dhe të gatshme për sfidat e ardhshme.