Pasò Sport

Kombëtarja në ndeshjen me Ukrainën, Edi Manushi: “Atë ditë ne dështuam…”

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.

Sa i përket kualifikimit të Kombëtares nëse ishte rastësi apo jo, ja çfarë mendon Lorenc Jemini…

Unë edhe kualifikimin tani e quaj të rastësishëm. Edhe tani në Gjermani. Jo se krijuam ne një ekip që ne e meritonim që të ishim në Gjermani sepse i pamë edhe rezultatet. Edhe në 2016 ishte po e njëjta situatë 3 pikëshi i Beogradit, ashtu erdhi si erdhi. 3 pikëshi i Armenisë. 

Ndërkohë Edi Manushi shtoi se:

Dy kualifikimet në Europian janë dy gjëra të ndryshme. E para ishte ajo me Serbi dhe Armeni etj. Kjo e dyta erdhi si erdhi, është e vërtetë që nuk patëm shumë raste por shënuam në mënyrë konsistente. Luajtëm futboll më ndryshe dhe ne jemi koshient. E dominuam fushën. Solli një pasqyrë tjetër të Kombëtares dhe si ne por edhe tifozët thamë që e merituam.

Patjetër që ne me veten tonë e dinim që kishim defekte dhe e dinim që do të kishim vështirësi.

Ne bëmë analizën gabim në ndeshjen me Ukrainën, ajo ishte dita e provimit tonë jetësor. Atë ditë ne dështuam…