Aktualitet

Komisioni i Edukimit sot në dëgjesë me rektorët e universiteteve publike dhe Ministrin e Brendshëm

Komisioni Kuvendor për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, sot ka thirrur në dëgjesë rektorët e universiteteve publike, si dhe Ministrin e Brendshëm. Prania e Sandër Lleshajt u kërkua nga Opozita që akuzoi Policinë se ka ndërhyrë në mjediset e fakulteteve duke dhunuar studentët protestues të ngujuar aty për të kërkuar plotësimin e kërkesave. Ndërkaq, rektorët pritet të pyeten lidhur me qëndrimet që kanë ndaj Ligjit të Arsimit të Lartë.