Politikë

Komisioni i Ligjeve pa opozitën, Manja: Duhet të ishin këtu!

Reforma në Drejtësi ishte kryefjala në nisjen e punimeve të komisionit të ligjeve për këtë sesion parlamentar. Këtë start mazhoranca e nisi vetëm, pasi opozita mungoi. Kryetari i Komisionit, Manja u shpreh se opozita duhet të ishte në komision, pavarësisht axhendës politike, pasi në rend janë shumë projektligje me rëndësi që do të trajtohen. Nderkaq Manja ftoi kolegët e opozitës që të japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit ligjbërës. Komisioni zhvilloi seancë dëgjimore me 9 anëtarët që garojnë për Komisionin e Pavarur për Monitorimin e organeve të reja të Reformës në Drejtësi.