Showbiz

Kompania e Victoria Beckham drejt falimentimit?!

Ajo mund të jetë shpallur stilistja e vitit e cila ka shkëlqyer me prezantimin e koleksionit të ri të veshjeve në Javën e Modës në Londër por duket se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për ndërmarrjen e saj.

Siç e keni parë edhe nga titulli, bëhet fjalë për Victoria Beckham e cila thuhet se është duke falimentuar. Burime pranë stilistes kanë konfirmuar se së fundmi kompania e saj ka humbur plot 12 milion paund dhe është duke shkurtuar ndjeshëm shpenzimet.

Punonjësit e saj kanë zbuluar se tashmë, bashkëshortja e David Beckham vjen vetë në punë pasi e ka të pamundur të paguajë një shofer personal që e ndjek gjatë gjithë ditës.

Lulet dhe zbukurimet e dyqaneve të saj do të hiqen pasi kujdesi ndaj tyre kushton shumë dhe ky vendim është më i mirë sesa të shkurtohet personeli i saj dhe dhjetra njerëz të mbeten të papunë. Bëhet fjalë për selinë qëndrore të Victoria Beckham që ndodhet Hammersmith në Londrën veriore.

Një tjetër detaj që shton dyshimet për një falimentim të mundshëm është edhe dorëheqja e drejtoreshës së komunikacionit Milloy dhe kreu i marketingut Ruth Davies, konfirmon “The Sun”.

Victoria Beckham e hapi shtëpinë e saj të modës në vitin 2008 fillimisht në prodhimin e fustaneve më pas u zgjerua në prodhimin e veshjeve të tjera dhe aksesorëve të cilave ajo i kushtonte një vëmendje të veçantë.