Sport

Konfirmohet dëmtimi muskular i Bellingham, ja sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave anglezi!

Konfirmohet dëmtimi i Jude Bellingham i pësuar në minutën e 9 të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Rayo Vallecano në Santiago Bernabeu e fituar nga Los Blancos me rezultatin 2-1.

Pas përfundimit të kësaj sfide anglezi u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që konfirmoi dëmtimim muskular në këmbën e majtë të futbollistit që do ta mbajë atë 1 muaj jashtë fushave të lojës

Bellingham e pësoi dëmtimin në momentin kur po vraponte drejt vijës fundore të ndeshjes kur ndjeu diçka në këmbë. Ai vuri menjëherë dorën në pjesën e pasme të këmbë dhe doli direkt nga fusha e lojës duke bërë të në kampin madrilen të mendohej më e keqja. Anglezi u zëvendësua nga Brahim Diaz teksa ai u pa të linte fushën e lojës shumë i trishtuar duke u mbuluar me fanelë

​Kjo është hera e dytë që Bellingham bëhet viktimë e një problemi fizik në këtë sezon. Pas Botërorit të Klubeve, anglezi iu nënshtrua një dëmtimi në shpatull duke bërë që ai të humbasë startin e sezonit me Realin e Madridit.

LEXO EDHE: Mbappe i jep fitoren Realit në minutën e 100-të, ‘Galaktikët’ mposhtin 2-1 Vallecanon!