Aktualitet

Konflikt me armë në Pukë, një person i shpallur në kërkim

Sherri për pasagjerët e linjës, degjeneron në konflikt me armë në Pukë.  Një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Lek Ndou, një ditë pasi ky i fundit veproi në të njëjtën mënyrë ndaj furgonit të Tonin Pepkolajt. Ndou është shpallur në kërkim nga Policia.