Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në fshatin Shtëpanj të Cërrikut. Njëri prej vëllezërve kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte. Falë reagimit të shpejtë policia arrestoi në flagrancë të shtetasin: Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj. Pasi ka konstatuar prezencën e policisë Hoxha ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.