Një operacion policor në Tiranë, çoi në arrestimin e një shtetasi turk, i përfshirë në kontrabandimin e floririt dhe bizhuterive të floririt, për t’i shitur në Shqipëri. Në pranga ra një 39 vjeçar me banim në Stamboll, i ndaluar në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Atij iu sekuestruan 35 mijë euro e mbi 16 mijë dollarë.
Ndërkaq, një 58 vjeçar me banim në Vlorë u procedua në gjendje të lirë, i dyshuar se ka shitur produktet me vlerë për llogari të shtetasit turk. Materialet procedurale janë referuar për Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vazhdojë hetimet për të finalizuar veprimet ligjore ndaj të dyshuarve.
Operacioni i koduar “Gold” ka çuar në arrestimin e një shtetasi turk, i cili ishte i përfshirë në kontrabandimin e floririt dhe bizhuterive floriri, për t’i shitur në Shqipëri.
Shtetasi i arrestuar, B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, u kap në flagrancë ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuterish floriri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, i cili po udhëtonte në rrugën “5 maji” në Tiranë, policia ka gjetur 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen në tregun shqiptar.
Përveç sendeve me vlerë, policia ka sekuestruar gjithashtu 35,000 euro dhe 16,200 dollarë që iu gjetën shtetasit turk, si dhe automjetin dhe celularin e tij. Shtetasi turk është arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka shitur produktet me vlerë për llogari të B. A.
Materialet procedurale janë referuar për Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vazhdojë hetimet për të finalizuar veprimet ligjore ndaj të dyshuarve.