Dy ditë pas grabitjes së arkës së bamirësisë në Katedralen e Korçës, policia arrestoi dy autorët e dyshuar dhe shpalli në kërkim një tjetër. Në pranga ranë Joan Cigare 23-vjeç e Genci Arifi, 40, të akuzuar për vjedhjen e 20 mijë lekëve. Ndërkaq, klerikët shprehën shqetësimin pasi Katedralja e Korçës është vënë dhe herë të tjera në shënjestër të grabitësve.