Aktualitet

Korçë, gjendet i pajetë një 60-vjeçar/Dyshohet se ra aksidentalisht në lumë!

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit, sot u gjet i pajetë në lumë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari ishte banues në Kurilë, por kishte shkuar te disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë.

60-vjeçari kishte qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe në momentin që po kthehej, ka kaluar mbi një urë nga ku dyshohet se u rrëzua aksidentalisht. Sipas personave që ishin me të në lokal, ka qenë në gjendje të dehur.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që pritet të përcaktojë shkaqet e sakta, por grupi hetimor i policisë konfirmon se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, bazuar në këqyrjen e kryer në vendngjarje. Policia vijon hetimet.