Bota

Koreja e Veriut kthen eshtrat e 55 ushtarëve amerikanë

Koreja e Veriut ktheu eshtrat që besohet se iu përkasin 55 ushtarëve amerikanë, të vrarë gjatë Luftës së Koresë, në vitet ‘50-53. Për dorëzimin e tyre u ra dakord gjatë takimit historik të 12 Qershorit në Singapor mes presidentëve Donald Trump e Kim Jong Un. Por, për të konfirmuar nëse iu përkasin ushtarakëve të vrarë, priten analiza.