Koreja e Veriut nisi çmontimin e disa objekteve kyçe në vendin komunist, të përdorura për zhvillimin e motorrëve të raketave balistike. Lajmi konfirmohet nga imazhet satelitore. Ky shihet si hapi i parë drejt përmbushjes së premtimit që Kim Jong Un i bëri Presidentit Amerikan, Donald Trump, në takimin historik të 12 Qershorit në Singapor.