Bota

“Korrigjim keqkuptimit”, Kardinali Mueller: Çiftet gay? Nuk bekohet mëkati!

“Sipas Librit të Zanafillës, Zoti bekoi martesën midis një burri dhe një gruaje; mëkati nuk mund të bekohet”.  Kjo u deklarua nga Kardinali Gerhard Ludwig Mueller, prefekt emeritus i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit, në prag të ceremonisë për dhënien e qytetarisë së nderit në Belmonte del Sannio, një komunë e vogël me më pak se 600 banorë në Molise të Italisë.

Doktrina e Kishës është shumë e qartë: aktet homoseksuale janë një mëkat i vdekshëm. Ne duhet të korrigjojmë keqkuptimin se Kisha pothuajse e ka pranuar këtë sjellje si diçka që duhet bekuar dhe mbi të cilën mund të merret bekimi i Zotit, shtoi kleriku i lartë katolik, duke iu referuar dokumentit të Doktrinës së Besimit “Fiducia Supplicans”.

Aktet homoseksuale janë një mëkat i vdekshëm, përsëriti kardinali duke tërhequr vëmendje me këto deklarata, ndaj duhet ta hedhim poshtë këtë politikë, të cilën disa e ndjekin duke hyrë në Derën e Shenjtë për të propaganduar veten dhe jo për të marrë pendesë përmes një ndryshimi në stilin e jetës.