Rajoni

Korrigjimi i kufijve, dështon serish seanca e kërkuar nga opozita

Nuk arriti të zhvillohet as sot, seanca e Opozitës për të debatuar idenë e Presidentit Thaçi që në dialogun me Serbinë të përfshihet “korrigjimi i kufijve”. Në mungesë të kuorumit, Kryeparlamentari Kadri Veseli e shpalli të mbyllur seancën e thirrur nga Opozita. Veseli tha se situata e sotme është e njëjtë me dje ndaj në mungesë të kuorumit mbyll seancën. Prej ditësh, politika kosovare është përfshirë në debate intensive për shkak se opozita kërkon të ndalojë Thaçin të diskutojë tezën për korrigjim kufijsh me homologun serb në Bruksel.