Sport

Kosova iu bë makth, trajneri shkarkohet nga përfaqësuesja që synonte Botërorin!

Suedia ka vendosur të shkarkojë trajnerin Jon Dalh Tomason. Ky vendim vjen pas humbjes së dytë radhazi përballë Kosovës, ndërsa për Suedinë janë shuar shpresat e Botërorit.

49-vjeçari kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e marsit të ardhshëm. Danezi u kritikua për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm, teksa qëndroi për dy vite në krye të skuadrës.

Në tre ndeshjet e fundit, Suedia regjistron vetëm humbje dhe asnjë gol të shënuar. Tomason largohet me kujtimin e 9 fitoreve, 2 barazimeve dhe 7 humbje.