Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi sot nisjen e shitjes së biletave për impenjimet e përfaqësueses këtë muaj, ndeshje që ekipi i Bernard Shaland do t’i luajë që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Më 21 mars Kosova do të luajë miqësoren me Danimarkën, ndërsa më 25 mars, do të ketë përballjen e parë për kualifikuesen “Euro2020” kundër Bullgarisë. Bie në sy se biletat fillojnë nga 5 euro.