Kosova mbylli përgatitjet për ndeshjen e saj të dytë të Ligës së Kombeve me Ishujt Faroe, sonte në 19:45. Në këtë takim, skuadra kosovare vjen pas barazimit pa gola me Azerbajxhanin, ndërsa Ishujt Faroe mundën Maltën 3-1. Trajneri Bernard Shaland konfirmoi kthimin e Besar Halimit në ekip, por nuk bëri të ditur nëse ai do të jetë në formacion. Ndeshja mes Kosovës e Ishujve Faroe luhet në Prishtinë, në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Për Përfaqësuesen Kosovare, kjo është e para sfidë zyrtare në impiantin e ri.