Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot dorëzon detyrën pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, teksa Kosova ndodhet përballë një faze tranzicioni institucional, derisa të caktohet kreu i ri i shtetit. Në orën 16:00, zyrtarisht, Osmani do t’ia dorëzojë detyrën, kryeparlamentares Albulena Haxhiu. Ceremonia e dorëzim-pranimit zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, thuhet në një komunikatë për mediat.

Me këtë akt, Albulena Haxhiu do të ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga parlamenti. Sipas Kushtetutës, ushtruesi i detyrës mund ta mbajë postin jo më gjatë se 6 muaj. Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.