Aktualitet

Kosovë/ Ndryshojnë masat pë parandalimin e Covid-19

Nga sot në Kosovë ndryshojnë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Rihapja do të jetë graduale me tre faza 4 maji deri më 1 qershor, datë nga ku pritet një tjetër vendim në varësi të ecurisë së Covid 19. Ndërkohë sot zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1 orë e 30 minuta në 3 orë, në dy fasha kohore, paradite dhe pasdite. Gjithashtu rinis hapja graduale e sektorit të ndërtimit, pasurive të patundshme, tregtisë me pakicë si edhe zyrat e konsulencës. Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 823 të prekur me koronavirus, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.