Rajoni

Kosovë, sot 29-vjetori i Masakrës së Malishevës

Në Kosovë, u shënua sot 29-vjetori i Masakrës së Malishevës. Autoritetet lokale dhe qytetarë zhvilluan homazhe në vendin ku ranë Ali Kryeziu e Hysni Mazreku. Të nesërmen e një proteste, më 30 Janar të ‘90-ës, forcat policore qëlluan me armë mbi popullatën, duke vrarë dy vetë e plagosur dhjetëra të tjerë. Ngjarja shënoi kthesë të madhe në institucionet e kohës, që për herë të parë reaguan duke kundërshtuar vrasjet e qytetarëve të pafajshëm nga regjimi.