Qeveria shqiptare po diskuton për dërgimin për miratim në Parlament të dy kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve përmes partneritetit publik privat të dhëna me paketën 1 milard euro. Bëhet fjalë për aksin Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Aktualisht këto kontrata janë në fazë negociimi në Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërkaq përfshirja e Parlamenti mund të hapë skenarë të rinj. Mësohet se synohet ulja e kostos së ndërtimit të këtyre segmenteve. Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17,2 kilometrash dhe vlera totale e ndërtimit është 161,5 milionë euro. Kurse koncesioni tjetër i fituar nga firma Gjikuria për Orikum-Dukat kushton 50,5 milionë euro.
Njëkohësisht ministria e Infrastrukturës po rishikon uljen e kostove edhe ne disa projekte te tjera qe kane nisur siç është rasti për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Kosto e parashikuar ka qenë rreth 20 milionë euro, ndërsa afro 8 milionë euro do të jepeshin për nyjet lidhëse dhe disa ura të këtij aksi, ndërkohë që riprojektimi do të ketë synim zbutjen e shpenzimeve buxhetore