Best of Live From Tirana from 2025
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Denisa Bajramaj. Ajo ka folur më shumë për lidhjen e saj me Kozakun, paragjykimet dhe komentet negative në rrjet, shtatzëninë dhe momentet e saj më të vështira…
Si është marrëdhënia e Kozakut me prindërit e tu?
Nuk e keni idenë sa mirë shkon ai me prindërit e mi. Ata e duan shumë dhe ai i do shumë, kanë një respekt të paparë për njëri-tjetrin. Kozaku është shumë familjar. Prindërit e mi e konsiderojnë si fëmijën e tyre, kanë shumë dashuri, ngaqë i duket dhe si shumë i vogël dhe kanë atë dashurinë prindërore më shumë.