Përfundimisht, Gani Dizdari mbetet jashtë sistemit të Drejtësisë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që korrikun e kaluar nuk e rikonfirmoi, duke e shkarkuar si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Dizdari u penalizua për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.