Aktualitet

KPK rinis punën më 6 shtator

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të rinisë më 6 shtator seancat dëgjimore me njerëzit e organeve të drejtësisë. Paraditen e kësaj date do të dalë para trupës së KPK-së Prokurori i Apelit të Durrësit Bujar Hoti. Komisioni përbëhet nga anëtarët Olsi Komici, Brunilda Bekteshi e Lulzim Hamitaj.