Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, po zhvillon seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Ai është në listën prioritare pasi kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP. Më herët gjatë ditës, KPK-ja zhvilloi dhe dy seanca dëgjimore, me gjyqtarin e Lartë Medi Bici, si dhe me Gentian Medjan, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, Tiranë. Po sot, u dhanë vendimet për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi dhe Bledar Abdullain, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, të cilët u shkarkuan duke mos u rikonfirmuar në detyrë.