Shkëlzen Selimi nuk rikonfirmohet në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi sot shkarkimin e tij, pasi e vlerësoi vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo pasurinë apo aftësitë profesionale. Sipas KPK-së, Selimi kishte dy kontakte të papërshtatshme, të cilat me sa duket i kushtuan detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë. Ai u largua nga seanca dëgjimore e 27 Korrikut, pasi e cilësoi “të manipuluar” e “të paragjykuar” procesin e rivlerësimit. Selimi nuk ishte i pranishëm as sot në seancën e vendim-marrjes.