Showbiz

Krahas albumit të ri “Lover”, Taylor Swift ka edhe një suprizë për fansat e saj

Këngëtarja e famshme Taylor Swift u ka treguar fansave të tyre se “Lover” nuk do të jetë thjesht një album.

Nëpërmjet një daljeje live në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja u shpreh se albumi i saj më i ri do të shërbejë si katalizator për një drejtim të ri në jetën e saj.

“Lover” do të jetë një album shumëngjyrësh dhe këtë e kemi vënë re edhe nga disa nga klipet e publikuara së fundmi të Swift. Ajo gjithashtu rrëfeu se për herë të parë do të vijë me një koleksion veshjesh në bashkëpunim me stilisten Stella McCartney.

Taylor u shpreh se e adhuron stilin e saj dhe se prej kohësh ka veshur rroba të stiluara nga ajo. Të gjitha do të jenë plot ngjyra dhe do të zbulohen shumë shpejt.