Gossip

Kris Jenner zbulon pjesën e vetme të trupit që nuk ka ndërhyrje plastike?

Kris Jenner nuk ka frikë ta pranojë: ajo ka bërë ndërhyrje estetike dhe është krenare për rezultatet.

Në episodin më të ri të “The Kardashians”, 70-vjeçarja ndodhet në Paris me Kim Kardashian dhe dyshja hapin një bisedë të sinqertë, dhe plot humor, rreth operacioneve që kanë bërë ndër vite.

Me plot vetë-ironi, Kris thotë:

Nëse ka diçka reale në fytyrën time, është hunda

-duke zbuluar se së fundmi ka bërë një lifting fytyre tek Dr. Steven Levine, pak para ditëlindjes së saj të 70-të.

Kim, 45 vjeç, ndërkohë shpjegon se dhëmbët e saj janë të vërtetë, teksa Kris i përgjigjet me shaka që të “kontrollojë pak shpinën,” duke nënkuptuar spekulimet e vazhdueshme për ndërhyrjet e Kim në trup.

Pamja e re e Kris u bë kryefjalë në Paris, ku ajo u shfaq me një look tërësisht të freskët. Burime për PEOPLE konfirmuan se matriarkja e familjes Kardashian kishte bërë ndërhyrjen në Nju Jork.

Në një intervistë për Vogue Arabia, Kris ka pranuar se kishte kryer edhe një lifting tjetër rreth 15 vjet më parë, duke theksuar se kjo nuk lidhet me mospranimin e plakjes, por me dëshirën për t’u ndjerë më mirë me veten.

Ajo tregon se ka vendosur të flasë hapur për procedurat estetike për të inkurajuar njerëzit që nuk ndihen rehat me pamjen e tyre.

Ditën e operacionit, Kris ishte e shoqëruar nga vajza e saj Kylie, ndërsa Kim e mbajti në FaceTime gjatë gjithë kohës, duke e mbështetur nga larg.