Aktualitet

Kriza nga koronavirusi shtyn censin e popullsisë dhe banesave

Kriza nga koronavirusi shtyn censin e popullsisë dhe banesave i parashikuar të zhvillohej në tetor të këtij viti. Në raportin e depozituar në Kuvend, INSTAT-i njofton se “situata nga COVID-19 dhe politikat e shtetit shqiptar për përballimin e fatkeqësisë natyrore, e detyruan të rishikojë prioritetet e aktivitetet statistikore për t’u realizuar këtë vit”. INSTAT thekson se “Kjo e bën të pashmangshme shtyrjen për një kohë tjetër, siç kanë vendosur dhe vendet e tjera të Europës”.