Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike do të dalin bashkë në zgjedhjet lokale të 2019. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e zyrtarizoi sot këtë fakt, duke zbuluar se po punojnë për të gjetur kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës. Në takimin me strukturat e LSI-së në Tiranë Kryemadhi tha se do të jenë edhe strukturat më mbështetëse përsa i përket aksionit politik.