Aktualitet

Kryemadhi: Sulmi ndaj Klodiana Lalës, sulm ndaj të gjithë shqiptarëve!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dënoi ashpër sulmin me armë ndaj banesës së gazetares së kronikës Klodiana Lala.  Në takimin e parë me kordinatorët pas rikthimit nga pushimet, Kryemadhi tha se plumbat në pragun e shtëpisë së Lalës ishin në pragun e shtëpisë së çdo shqiptari.  Ndërkaq ajo tha se: “Sot me Klodiana Lalën janë të gjithë shqiptarët. Sot ky akt tregoi se banda dhe krimi janë ulur këmbëkryq. Sulmi ndaj Klodiana Lalës nuk është vetëm tek ajo, por tek të gjithë ne. Breshëria ndaj Klodiana Lalës, ishte për të gjithë shqiptarët. Këtij realiteti kriminal është bashkimi frontal”, tha Kryemadhi. Ajo tha më tej se shqiptarët duke qenë të bashkuar kundër së keqes, do të dalin fitues. “I them Klodit mos tërhiqet. Është e vështirë të përballesh e vetme, por duke qenë të gjithë bashkë, do të jemi më të fortë përballë një numri të vogël kriminelësh. Jemi në mbështetje të gazetarëve të cilët përballen në këtë realitet kriminal të drejtuar nga kryeministri i drogës”, vijoi Kryemadhi.