Aktualitet Politikë

Kryemadhi takon strukturat e LSI në Lushnjë në kuadër të zgjedhjeve të 6 Marsit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  ishte ditën e sotme në Lushnje në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.  Në një takim me strukturat atje Kryemadhi shkruan se është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave

“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj!”