Bota

Kryeministri i Hunagrisë sulmon vendet e Europës Perëndimore

Viktor Orban i rikthehet sulmeve ndaj vendeve të Europës Perëndimore, duke i cilësuar “jo demokratike” dhe “censuruese”. Sipas Kryeministrit të Hungarisë, “Në Perëndim ka liberalizëm, por jo demokraci”.  Nacionalisti i krahut të djathtë sulmon dhe Komisionin Europian, të cilin e konsideron “simbol të dështimit”. Orban iu bën thirrje partive të djathta, të bashkojnë forcat e të përqendrohen në zgjedhjet europiane të 2019-ës, për ta vënë emigracionin në krye të axhendës. Ai është ndër figurat kryesore të BE-së që kundërshton hyrjen e emigrantëve në shtetet e Unionit.