Aktualitet Politikë

Kryeministri Rama paralajmëron reformë në furnizimin me ujë!

Gjatë takimit të sotëm me kryetarët e bashkive të vendit, të mbledhur në Durrës, kryeministri Edi Rama foli për një reformë të thellë që do të prekë sistemin e furnizimit me ujë në vend. Sipas tij, menaxhimi aktual është kthyer në një problem serioz, që kërkon zgjidhje të menjëhershme e të qëndrueshme.

Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë. Të gjitha llogaritë na nxjerrin në konkluzionin se është koha për një operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që të adresojë në mënyrë jo politike një çështje jetike siç është ajo e furnizimit me ujë, u shpreh shefi i qeverisë.

Kryeministri solli shembullin e drejtorive aktuale të ujësjellësve, të cilat sipas tij janë të mbingarkuara me staf të panevojshëm.

Një zyrë e një drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, nuk ka zyra ime as çerekun. Nuk kanë zyrat tuaja as çerekun. Një drejtor UKT-je me 30 veta në zyrë. Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të presë që të konsolidohen ujësjellësit, me bashki që arrijnë deri në absurditete.

Ndërkohë, Rama paralajmëroi edhe masa të forta për ndërtimet pa leje. Ndërkaq, përmendi të forcojë rolin e arkitektëve dhe ndërprerjen e lidhjeve të ujit e të dritave për çdo objekt që nuk ka dokumentacion të rregullt.