Kryeprokurori i Apelit të Durrësit nuk kalon Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi sot shkarkimin e Ferdinand Elezit, ndërsa më herët gjatë ditës, KPK-ja nuk rikonfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku dhe Kryeprokurorin e Sarandës, Edison Ademi. Ata u rrëzuan në kriterin e ligjshmërisë së pasurisë, që nuk i bindi trupat gjykuese.