Fluks në Portin e Durrësit, nis kthimi i emigrantëve në vendet e punës. Rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2 mijë automjete janë larguar vetëm dje deri në mesnatë nga qyteti bregdetar. Ndërkaq tragetet kanë shtuar oraret brenda ditës për t’iu përgjigjur fluksit dhe kërkesave të shumta. Mes udhëtarëve ka edhe shqiptarë që para kthimit në punë kanë zgjedhur Italinë për të kaluar ditët e fundit të pushimeve.